Projekti “Ti ke rëndësi: bëhu pjesë e vendimmarrjes!”, i cili zhvillohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF) ka zhvilluar një seri trajnimesh në formë videosh me fokus edukimin dhe inkurajimin e të rinjve (18-25 vjeç) për t’u angazhuar në jetën qytetare dhe proceset demokratike.
Këto trajnime ofrohen në platformën online të projektit si leksione interaktive, të shoqëruara me informacione mbështetëse . Më poshtë paraqiten titujt/temat kryesore të videove, një përshkrim i shkurtër i secilës, rëndësia e përmbajtjes për audiencën e synuar, lidhja me objektivat e projektit dhe mënyra si përdoren këto video si mjete edukative dhe ndërgjegjësuese në platformën tonë online.
Grupi i synuar përmes nismës sonë janë anëtarët e KVR-ve të 6 Bashkive pjesë e projektit dhe të rinj të tjerë të grupmoshës 15-29 vjeç.

AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË
Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) është institucion i cili garanton dhe promovon të drejtat e të rinjve nëpërmjet mbështetjes për edukim joformal, ndërveprimit e aktivizimit të rinisë dhe financimit të veprimtarive rinore, në bazë dhe për zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë.
Veprimtaria e AKR-së shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë duke organizuar përgjegjësitë funksionale me qëllim sigurimin e kushteve për mbështetjen dhe nxitjen e veprimtarive rinore, zhvillimin e dialogut të strukturuar për të realizuar fuqizimin e pozitës së të rinjve në shoqëri, nxitjen e mekanizmave për zbatim të politikave rinore si dhe marrjen e vendimeve profesionale, cilësore e të pavarura, nëpërmjet edhe programeve dhe projekteve që kanë në fokus rininë shqiptare dhe rëndësinë e kësaj të fundit në shoqëri

MINISTËR I SHTETIT PËR RININË DHE FËMIJËT
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka si mision mbrojtjen e të drejtave të të rinjve dhe garantimin e pjesëmarrjes së tyre në jetën sociale, nëpërmjet hartimit, zhvillimit dhe monitorimit të politikave rinore, dhe koordinimin e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen, përkujdesjen, shëndetin, mirërritjen dhe mirëedukimin e fëmijëve. Ministri i Shteti për Rininë dhe Fëmijët synon të fuqizojë përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse të politikëbërjes, duke mbrojtur të drejtat e të rinjve, duke krijuar kushte të nevojshme për aktivizim e pjesëmarrje.
Si institucion përgjegjës me në fokus rininë dhe fëmijët, Ministri i Shtetit krijon ura bashkëpunimi mes fëmijëve dhe të rinjve të Shqipërisë e atyre të diasporës, me përfaqësuesit e institucioneve publike e private, si dhe me organizata të shoqërisë civile që ushtrojnë veprimtari në fushën e rinisë.

DATA PROTECTION & TECHNOLOGY
The Albanian Center “Data Protection & Technology Institute” is a NGO created to promote the real values & principles of data privacy, data protection, technology & information security, including the protection of rights for the data subject.