Projekti “Ti ke rëndësi: bëhu pjesë e vendimmarrjes!”, i cili zhvillohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF) ka zhvilluar një seri videosh sensibilizuese me fokus edukimin dhe inkurajimin e të rinjve (18-25 vjeç) për t’u angazhuar në jetën qytetare dhe proceset demokratike. Këto video ofrohen në platformën online të projektit si leksione interaktive, të shoqëruara me informacione mbështetëse . Më poshtë paraqiten titujt/temat kryesore të videove, një përshkrim i shkurtër i secilës, rëndësia e përmbajtjes për audiencën e synuar, lidhja me objektivat e projektit dhe mënyra si përdoren këto video si mjete edukative dhe ndërgjegjësuese në platformën tonë online.

Kjo video u realizua nga Qendra Data Protection & Technology Institute (DPTI) në kuadër të projektit “Ti ke rëndësi; Bëhu pjesë e vendimmarrjes”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së”.

Proceset Vendimmarrëse Demokratike dhe Roli i Institucioneve

Kjo video trajton rëndësinë e proceseve vendimmarrëse demokratike dhe shpjegon rolin që luajnë institucionet qendrore dhe lokale në këto procese. Nëpërmjet skenarëve praktikë dhe shpjegimeve të thjeshtuara, të rinjtë mësojnë se si funksionon qeverisja lokale dhe qendrore si dhe ndarja e pushtetit ekzekutiv, gjyqesor, ligjvenes, si merren vendimet që prekin komunitetin dhe cilat janë kanalet zyrtare ku ata mund të shprehin zërin e tyre.

Qëllimi kryesor është të afrojë të rinjtë me mekanizmat e demokracisë, në mënyrë që ata të kuptojnë si mund të ndikojnë në vendimmarrje.

Rëndësia për audiencën

Shumë të rinj ndihen të shkëputur nga politika ose dyshues ndaj institucioneve, shpesh sepse nuk e kuptojnë plotësisht procesin vendimmarrës. Kjo video u jep atyre njohuritë bazë për demokracinë funksionale, duke i fuqizuar të bëhen qytetarë aktivë e të informuar. Rëndësia e këtij mesazhi ilustrohet edhe nga faktet – për shembull, në zgjedhjet locale te vitit 2023, vetëm 14% e të rinjve që votonin për herë të parë ushtruan të drejtën e tyre të votës.

Lidhja me objektivat e projektit

Videoja përmbush objektivin për rritjen e kapaciteteve të të rinjve lidhur me proceset demokratike dhe vendimmarrëse, si dhe i shërben objektivit për nxitjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në qeverisjen vendore dhe qendrore. Duke u informuar mbi mënyrën si funksionojnë institucionet dhe si merren vendimet, të rinjtë janë më të përgatitur të përfshihen në proceset konsultuese dhe vendimmarrëse që projekti synon të promovojë.

Përdorimi në platformën online

Ashtu si videot e tjera, edhe ky material është i aksesueshëm në platformën online edukative të projektit. Ai përdoret si mjet ndërgjegjësues për të plotësuar modulet teorike me shembuj vizualë, duke e bërë procesin e të mësuarit më tërheqës për të rinjtë. Platforma u mundëson shikuesve të adresojnë pyetje dhe të marrin pjesë në sondazhe apo kuize mbi temën, duke i nxitur kështu të reflektojnë dhe të aplikojnë dijet e marra në situata reale komunitare.

Kjo faqe zyrtare, u realizua nga Qendra Data Protection & Technology Institute (DPTI) në kuadër të projektit “Ti ke rëndësi; Bëhu pjesë e vendimmarrjes”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së”.