Projekti “Ti ke rëndësi: bëhu pjesë e vendimmarrjes!”, i cili zhvillohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF) ka zhvilluar një seri videosh sensibilizuese me fokus edukimin dhe inkurajimin e të rinjve (18-25 vjeç) për t’u angazhuar në jetën qytetare dhe proceset demokratike. Këto video ofrohen në platformën online të projektit si leksione interaktive, të shoqëruara me informacione mbështetëse . Më poshtë paraqiten titujt/temat kryesore të videove, një përshkrim i shkurtër i secilës, rëndësia e përmbajtjes për audiencën e synuar, lidhja me objektivat e projektit dhe mënyra si përdoren këto video si mjete edukative dhe ndërgjegjësuese në platformën tonë online.
Aktivizmi dhe Vullnetarizmi Rinor
Kjo video paraqet parimet kryesore të aktivizmit dhe vullnetarizmit rinor, duke theksuar rëndësinë e tyre për të bashkuar të rinjtë rreth kauzave shoqërore. Përmbajtja sjell shembuj frymëzues nga eksperienca botërore dhe nga raportime studimore për aktivistë e vullnetarë shqiptarë, për të ilustruar sesi veprimet vullnetare dhe zëri i rinisë mund të sjellin ndryshim.
Qëllimi është të motivojë të rinjtë që të bëhen qytetarë aktivë të ndryshimit në komunitetin e tyre.
Rëndësia për audiencën
Për shumë të rinj shqiptarë mungesa e informacionit mbi aktivizmin ka sjellë një qëndrim pasiv ndaj jetës publike . Duke ofruar njohuri dhe modele konkrete, videoja u tregon atyre se çdo i ri ka rëndësi dhe se kontributi i tyre vullnetar mund të bëjë diferencën. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për grupmoshën 18-25 vjeç, e cila shpesh nuk përfshihet mjaftueshëm në nisma komunitare.
Lidhja me objektivat e projektit
Videoja përmbush objektivin për rritjen e kapaciteteve të të rinjve lidhur me proceset demokratike dhe vendimmarrëse, si dhe i shërben objektivit për nxitjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në qeverisjen vendore dhe qendrore. Duke u informuar mbi mënyrën si funksionojnë institucionet dhe si merren vendimet, të rinjtë janë më të përgatitur të përfshihen në proceset konsultuese dhe vendimmarrëse që projekti synon të promovojë.
Përdorimi në platformën online
Kjo video është publikuar në platformën tonë online si një mjet edukativ interaktiv. Ai shoqërohet me materiale mbështetëse (udhëzime, lidhje dhe burime të dobishme) për të thelluar më tej të kuptuarit . Të rinjtë mund ta shikojnë videon në çdo kohë dhe ta diskutojnë atë në forumet e platformës, duke e kthyer përmbajtjen në një shtysë për ndërgjegjësim dhe debat konstruktiv mbi rolin e tyre si vullnetarë dhe aktivistë.